Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Ukrainë, shënohet numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19

Me 23.785 raste dhe 614 vdekje në 24 orët e fundit në vend është regjistruar numri më i lartë i rasteve dhe vdekjeve ditore

Talha Yavuz  | 22.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
Ukrainë, shënohet numri më i lartë i vdekjeve dhe rasteve me COVID-19

Kiev

Me 23.785 raste dhe 614 vdekje në 24 orët e fundit Ukraina regjistroi shifrat më të larta në pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës, në vend janë kryer testime për COVID-19 ndaj 134.329 personave gjatë 24 orëve.

Sipas shifrave të fundit, në vend është regjistruar numri më i lartë i rasteve dhe vdekjeve ditore.

Që nga maji në Ukrainë numri i rasteve kaloi në rënie, ndërsa në shtator filloi sërish rritjen.

Edhe dje në Ukrainë u regjistruan 22.415 raste dhe 546 vdekje duke shënuar shifrat më të larta ditore.

Edhe në procesin e vaksinimit arrihet shifra më lartë me rreth 270 mijë vaksinime në ditë. Ukraina filloi punimet e vaksinimit masiv më 24 shkurt.

Në 24 orët e fundit në vend janë vaksinuar 269.666 persona duke arritur kështu shifrën më të lartë të vaksinimeve në një ditë. Numri gjithsej i personave të vaksinuar në vend ka arritur në 8.557.659.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın