Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Ukrainë, regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve ditore nga COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15.579 raste dhe 538 viktima si pasojë e COVID-19

Talha Yavuz  | 19.10.2021 - Përdıtësım : 20.10.2021
Ukrainë, regjistrohet numri më i lartë i vdekjeve ditore nga COVID-19

Kiev

Në 24 orët e fundit në Ukrainë është regjistruar numri më i lartë i viktimave nga COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë tha se në vend janë kryer 118.195 teste të COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15.579 raste dhe 538 viktima si pasojë e COVID-19. Ndërsa ky numër u regjistrua si numri më i lartë i vdekjeve ditore.

Numri i rasteve në Ukrainë, i cili shënoi rënie në maj, filloi të rritet përsëri në shtator.

Numri më i madh i rasteve ditore në vend u regjistrua më 3 prill me 20.341 raste.

Numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 tejkaloi 8 milionë

Në vend ku punimet masive të vaksinimit filluan më 24 shkurt, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 193.69 persona.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar arriti në 8.065.762.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın