Bota

Ukrainë, bombardohet teatri ku ishin të strehuar 400 persona

Ndërtesa përdorej si strehimore për rreth 400 fëmijë, gra dhe të moshuar

Nazir Aliyev Tayfur  | 20.03.2022 - Përdıtësım : 21.03.2022
Ukrainë, bombardohet teatri ku ishin të strehuar 400 persona

Kiev

Ndërtesa e teatrit në qytetin Mariupol të Ukrainës ku ishin strehuar rreth 400 persona u godit nga ushtria ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate nga Këshilli i Qytetit Mariupol thuhet se shkolla e artit teatror numër 12, e cila përdorej si strehimore në zonën Levoberezhny të qytetit Mariupol të Ukrainës, u bombardua nga ushtria e Rusisë.

Më tej theksohet se është shembur ndërtesa e cila përdorej si strehimore për rreth 400 fëmijë, gra dhe të moshuar.

Vazhdon hetimi lidhur me numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın