Presidentja Osmani takon homologun austriak Van der Bellen
"Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë", ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Prishtinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi në Alpbach të Austrisë presidentin austriak Alexander Van der Bellen, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani me homologun austriak kanë zhvilluar një diskutim miqësor mbi forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Austri.
"Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë", ka shkruar presidentja Osmani.
Presidenti austriak Van der Bellen gjatë takimit me presidenten Osmani ishte i shoqëruar nga Zonja e Parë, Doris Schmidauer.