Bota

Të paktën 8 persona humbin jetën në rrëzimin e një balone me ajër të nxehtë në Brazil

Ky është aksidenti i dytë fatal me balona në Brazil brenda një jave, pasi më 15 qershor një përplasje e ngjashme në Sao Paolo rezultoi në vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 11 të tjerëve

Abdulbesar Ademi  | 22.06.2025 - Përdıtësım : 22.06.2025
Të paktën 8 persona humbin jetën në rrëzimin e një balone me ajër të nxehtë në Brazil

Praia Grande

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një balonë me ajër të nxehtë që mbante 21 pasagjerë u përfshi nga flakët në ajër dhe u rrëzua në Praia Grande në Brazil, raporton Anadolu.

Balona me ajër të nxehtë me 21 pasagjerë ra shpejt në tokë pasi u përfshi nga flakët.

Aksidenti ndodhi në qytetin Praia Grande të shtetit jugor brazilian Santa Catarina.

Ky është aksidenti i dytë fatal me balona në Brazil brenda një jave, pasi më 15 qershor një përplasje e ngjashme në Sao Paolo rezultoi në vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın