Bota

Turqia neutralizon tre terroristë të tjerë të PKK-së në Irakun verior

Terroristët u ‘neutralizuan’ në kuadër të operacionit Pençe-Simsek, njofoti Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare

Aybüke İnal Kamacı  | 12.06.2021 - Përdıtësım : 13.06.2021
Turqia neutralizon tre terroristë të tjerë të PKK-së në Irakun verior

Ankara

Forcat turke "neutralizuan" tre terroristë të tjerë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan në kuadër të operacionit në vazhdim "Pençe-Simsek", shkroi ministria në Twitter.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Gjatë operacionit u sekuestruan disa armë, tha ministria.

Turqia nisi operacionet "Pençe-Şimşek" dhe "Pençe-Yıldırım" më 23 prill në rajonin Metina dhe Avasin-Basyan të Irakut verior pranë kufijve të saj.

Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın