Bota

Trump pas takimit me Erdoğan: Ishte një takim i shkëlqyer

Para takimit të tyre me dyer të mbyllura, Erdoğan dhe Trump u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale, pas çka presidenti Erdoğan nënshkroi në librin e mysafirëve të Shtëpisë së Bardhë

Diyar Güldoğan  | 25.09.2025 - Përdıtësım : 25.09.2025
Trump pas takimit me Erdoğan: Ishte një takim i shkëlqyer Foto: Celal Güneş/AA

Washington DC

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi zhvilloi bisedime me homologun e tij amerikan, Donald Trump, raporton Anadolu.

Dy presidentët zhvilluan një takim dypalësh në Zyrën Ovale, e ndjekur nga një drekë pune.

“Ishte një takim i shkëlqyer”, u tha Trump gazetarëve teksa Erdoğan po largohej nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi i tyre zgjati dy orë e 20 minuta.

Para takimit të tyre me dyer të mbyllura, Erdoğan dhe Trump u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në Zyrën Ovale, pas çka presidenti Erdoğan nënshkroi në librin e mysafirëve të Shtëpisë së Bardhë.

Erdoğan ishte në New York për të marrë pjesë në sesionin e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Dje, ai mbërriti në kryeqytetin amerikan, ku qëndroi në ‘Blair House’, rezidencën zyrtare të mysafirëve të presidentit të SHBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.