Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

"Nuk po e lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Mjaft më. Është koha të ndalet tani", shtoi ai

Diyar Güldoğan  | 26.09.2025 - Përdıtësım : 26.09.2025
Trump: Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun e Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

“Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv.

Ai tha se pati një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës.

"Nuk po e lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Mjaft më. Është koha të ndalet tani", shtoi ai.

Presidenti amerikan gjithashtu përshëndeti përparimin dypalësh gjatë takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke paralajmëruar njoftime të ardhshme nga SHBA-ja dhe Turqia.

Trump tha se takimi ishte “shumë vendimtar në kaq shumë gjëra të ndryshme, gjëra që ne i donim, gjëra që ai donte dhe kjo ishte mirë”.

"Do ta njoftojmë këtë pak më vonë dhe ai do të bëjë një njoftim gjithashtu, por patëm një takim të shkëlqyer me Turqinë dhe presidentin e tyre shumë të respektuar", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

"Do të mbeteni vërtet të impresionuar kur të dëgjoni se çfarë ndodhi sot me presidentin Erdoğan të Turqisë. Mendoj se është shumë mirë për të dy vendet”, theksoi presidenti amerikan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.