Bota, Koronavirusi

Trump "gjithnjë e më i zemëruar me Kinën" për COVID-19

"Ashtu si përhapet pandemia unë bëhem gjithnjë e më shumë i zemëruar në Kinën. Njerëzit mund ta shohin këtë dhe unë mund ta ndjej!", ka thënë presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Servet Günerigök  | 01.07.2020 - Përdıtësım : 01.07.2020
Trump "gjithnjë e më i zemëruar me Kinën" për COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Washington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të martën deklaroi se zemërimi i tij ndaj Kinës po rritet gjithnjë e më shumë ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ndërsa shikoj pandeminë duke u përhapur me fytyrën e saj të shëmtuar në të gjithë botën, përfshirë dëmin e jashtëzakonshëm që i ka bërë SHBA-së, unë zemërohem gjithnjë e më shumë ndaj Kinës. Njerëzit mund ta shohin këtë dhe unë mund ta ndiej!", shkroi Trump në Twitter.

Postimi i presidentit Trump në Twitter erdhi në momentet kur vendi regjistroi mbi 2.6 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 127 mijë vdekje, tregojnë të dhënat e Universitetit "Johns Hopkins".

Ai ka thënë vazhdimisht se virusi mund të ishte ndalur nga burimi i saj, duke iu referuar qytetit kinez Wuhan, ku dhe u shfaq dhjetorin e kaluar.

Që atëherë COVID-19 është përhapur në të gjithë botën.

Pandemia ka marë më shumë se 508 jetë njerëzish në të gjithë botën, me 10.4 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 5.3 milionë të shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins".

Autoritetet amerikane thonë se homologët e tyre kinezë nuk kanë arritur të ndajnë informacionet në lidhje me sëmundjen në kohën e duhur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.