Bota, Koronavirusi

Testi i dytë i Trumpit në COVID-19 është negativ

"Ai është i shëndoshë dhe pa simptoma", thotë mjeku personal i presidentit amerikan

Servet Günerigök  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Testi i dytë i Trumpit në COVID-19 është negativ

Washington

Presidenti amerikan, Donald Trump për të dytën herë ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), ka bërë të ditur mjeku i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, tha se Trump u testua dje "duke përdorur një mundësi të re, të shpejtë të pikës së kujdesit".

"Ai është i shëndoshë dhe pa simptoma. Presidenti ka rezultuar negativ në testin e COVID-19", tha Conley.

Ai gjithashtu tha se marrja e mostrës zgjati vetëm një minutë dhe rezultatet u raportuan për 15 minuta.

Trump për herë të parë u testua më 14 mars, një javë pasi ishte në kontakt me një zyrtar nga delegacioni i Brazilit, i cili më vonë rezultoi pozitiv në COVID-19.

Zyrtari mori pjesë në një darkë me Trumpin në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida si dhe u fotografua duke qëndruar me Trumpin, presidentin brazilian, Jair Bolsanaro si dhe nënkryetarin e SHBA-së, Mike Pence.

Gjatë konferencës së djeshme në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me koronavirusin, Trump tregoi testin dhe tha: "Mendoj se e bëra vërtet nga kurioziteti për të parë se sa shpejt funksionoi dhe funksionoi shpejt. I kam bërë dy testet dhe i dyti është shumë më i kënaqshëm".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.