Tajlandë, regjistrohet rritja më e madhe e raste me COVID-19
Janë regjistruar 5.775 raste të reja dhe për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ngriti shkallën e paralajmërimeve nga tre në katër, në shkallën që arrin deri në pesë

Bangkok
Tajlanda sot ka regjistruar rritjen më të madhe të rasteve me koronavirusin e ri(COVID-19) pas sezonit të festave, ku njerëzit udhëtonin dhe mblidheshin në numër të madh në kohën e përhapjes së shpejtë të variantit Omicron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Janë regjistruar 5.775 raste të reja dhe për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ngriti shkallën e paralajmërimeve nga tre në katër, në shkallën që arrin deri në pesë.
Ministria rekomandon mbylljen e vendeve me rrezik të lartë, përfshirë ato me ventilim të dobët, kufizimin e udhëtimit midis provincave, kufizimin e madhësisë së grupeve në vende publike dhe zgjatjen e karantinës për udhëtarët që hyjnë në Tajlandë.
Vendimi për masat e reja duhet të merret të premten.