Tërmet me magnitudë 7,6 ballë godet brigjet veriore të Japonisë, shkakton paralajmërim për cunami
Autoritetet lëshuan paralajmërim për cunami për prefekturat Aomori, Iwate dhe Hokkaido, si dhe një këshillim për cunami për prefekturat Miyagi dhe Fukushima, duke u kërkuar njerëzve të evakuohen drejt zonave më të sigurta.
Stamboll
Një tërmet me magnitudë 7,6 ballë goditi brigjet veriore të Japonisë, raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), duke e shtyrë Tokion të lëshojë paralajmërim për cunami dhe t’u kërkojë njerëzve të kërkojnë siguri, transmeton Anadolu.
Tërmeti u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes dhe u mat në një thellësi prej 53,1 kilometrash larg brigjeve të prefekturës veriore Aomori, tha USGS-ja.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, intensiteti i tërmetit ishte mbi nivelin 6 në shkallën e brendshme japoneze të matjes nga 0 në 7.
Agjencia lëshoi një paralajmërim për cunami për prefekturat Aomori, Iwate dhe Hokkaido, si dhe një këshillim për cunami për prefekturat Miyagi dhe Fukushima, duke u kërkuar njerëzve të evakuohen drejt zonave më të sigurta.
Ndërkohë, autoritetet kanë pezulluar shërbimet e trenit Tohoku Shinkansen në verilindje të Japonisë për shkak të tërmetit, raportoi Kyodo News.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
