Bota, Koronavirusi

Studim: Doza e parë e vaksinës Pfizer-BionTech 75 për qind efektive kundër COVID-19

Ekspertët thonë se ky studim mbështet pikëpamjen se doza e dytë mund të aplikohet më gjatë se 3 javë, pasi doza e parë e vaksinës Pfizer-BionTech siguron mbrojtje të lartë

Mustafa Deveci  | 19.02.2021 - Përdıtësım : 20.02.2021
Studim: Doza e parë e vaksinës Pfizer-BionTech 75 për qind efektive kundër COVID-19

Kuds

Një studim në Izrael ka zbuluar se doza e parë e vaksinës së zhvilluar bashkërisht nga kompania Pfizer dhe BionTech është 75 për qind efektive kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Revista mjekësore "The Lancet" publikoi rezultatet e hulumtimit të kryer nga Sheba Health Center në Izrael mbi vaksinën Pfizer-BionTech.

Sipas studimit, shkalla e infeksionit u ul me 75 për qind dhe shkalla e simptomave u ul me 85 për qind midis 2 dhe 4 javëve pas vaksinimit në më shumë se 7 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Izrael, ku doza e parë e vaksinës u aplikua në janar.

Mjeku Prof. Dr. Arnon Afek nga Qendra Shëndetësore Sheba deklaroi se studimi i tyre mbështet vendimin e qeverisë britanike për të filluar dhënien e një doze të vetme të vaksinës për qytetarët e saj.

Ekspertët thonë se ky studim mbështet pikëpamjen se doza e dytë mund të aplikohet më gjatë se 3 javë, pasi doza e parë e vaksinës Pfizer-BionTech siguron mbrojtje të lartë.

Ndërkaq, theksohet se numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës mund të rritet në një kohë të shkurtër.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın