Stamboll, fillon Samiti i Bashkëpunimit Turqi-Itali-Libi
- Presidenti Erdoğan priti kryeministren italiane Meloni dhe kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Dibeybe, me ceremoni zyrtare të ndara në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan priti kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Abdulhamid Dibeybe, në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Turqi-Itali dhe Libisë, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan priti kryeministren italiane Meloni dhe kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Dibeybe, me ceremoni zyrtare të ndara në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe.
Në takimin me dyer të mbyllura, presidentin Erdoğan e shoqëruan ministri i Jashtëm Hakan Fidan, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın dhe këshilltari kryesor për Politikë të Jashtme dhe Siguri i presidentit, Akif Çağatay Kılıç.