Bota, Koronavirusi

Spanjë, shkon në 28.368 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë tha se 24 persona kanë humbur jetën nga virusi gjatë shtatë ditëve të fundit

Şenhan Bolelli  | 02.07.2020 - Përdıtësım : 03.07.2020
Spanjë, shkon në 28.368 numri i të vdekurve nga COVID-19

Madrid

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) brenda një jave të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria, e cila vazhdon t'i rishikojë të dhënat e kaluara në lidhje me COVID-19 dhe publikon shifrat e të vdekurve në baza javore dhe ato të rasteve në baza ditore, e përditësoi numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.368, nga 28.363 sa ishte dje.

Nga 24 vdekje të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit, numri më i madh është raportuar në Madrid (9).

Ndërkaq, numri i rasteve pozitive me virusin është rritur për 134 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 250.103.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın