Bota, Koronavirusi

Spanjë, arrin në 6.528 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Spanjës njoftoi se me 838 vdekje të reja ka arritur në 6.528 numri i të vdekurve si pasojë e Covid-19 në vend

Şenhan Bolelli  | 29.03.2020 - Përdıtësım : 29.03.2020
Spanjë, arrin në 6.528 numri i të vdekurve nga COVID-19

Madrid

Me 838 vdekje të reja në Spanjë ka arritur në 6.528 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë në përditësimin e të dhënave lidhur me Covid-19 njoftoi se me 838 vdekje të reja ka arritur në 6.528 numri i të vdekurve në Spanjë e cila renditet e dyta në botë pas Italisë sa i përket numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Ndërsa me 6.549 rastet e reja në 24 orët e fundit numri i të prekurve ka arritur në 78.797.

Rritje është shënuar edhe në numrin e personave me Covid-19 që janë nën kujdesin intensiv, ku me 332 raste të reja ka arritur në 4.907

Më tej thuhet se numri i personave të shëruar me një rritje prej 2.424 në 24 orët e fundit ka arritur në 14.709.

- Numri i të vdekurve në Madrid tejkalon 3 mijë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në administratën autonome të Madridit, rajoni më i prekur nga virusi, në krahasim me dje me 325 vdekje të reja ka arritur në 3.082 numri i vdekjeve, ndërsa me 1.157 raste të reja ka arritur në 22.667 numri i të prekurve, prej të cilëve 1.429 ndodhen nën kujdes intensiv.

Pas Madridit ku epidemia është më e përhapur, administratat e tjera autonome me numrin më të madh të vdekjeve dhe rasteve tek të sëmurët e diagnostikuar me koronavirus renditen si më poshtë: Katalonja (1.226 të vdekur, 15.026 raste), Castilla-La Mancha (539 vdekje, 5.246 raste) dhe Castilla- y Leon (380 vdekje, 5.414 raste), Bask (265 vdekje, 5.740 raste) dhe Valencia (267 vdekje, 4.784 rate).

Në Spanjë e cila ka përfunduar javën e dytë të gjendjes së jashtëzakonshme, thuhet se mungesa më e madhe në luftën kundër epidemisë janë pajisjet mjekësore dhe personeli shëndetësor. Në situatën aktuale, si pasojë e Covid-19 në vend ka arritur në 10 mijë numri i personelit shëndetësor të prekur nga virusi.

Këshilli i Ministrave është mbledhur në një takim urgjent për të zgjeruar fushëveprimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në luftën kundër Covid-19.

Në takimin i cili vazhdon ende, qeveria spanjolle në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme do të zgjerojë përfshirjen e ndalesës për daljen e në rrugë dhe do të ndalë për dy javë punën në të gjitha linjat e punës me përjashtim kur është e nevojshme.

Qeveria do të vlerësojë edhe masat kundër Covid-19 gjatë pushimeve të pashkëve më 5-12 prill, ku parashihet që të ndalojë të gjitha punimet në vend përveç farmacive, spitaleve dhe marketeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın