Bota, Koronavirusi

Spanjë, 27.128 të vdekur nga COVID-19 deri më tani

Në Spanjë janë regjistruar 219 raste në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani është rritur në 240.326

Şenhan Bolelli  | 03.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
Spanjë, 27.128 të vdekur nga COVID-19 deri më tani

Madrid

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës e ka përditësuar në 27.128 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se vetëm një viktimë është regjistruar në vend në 24 orët e fundit, megjithëse kjo shifër bie në kundërshtim me informacionet që vijnë nga rajone të ndryshme spanjolle, siç është Katalonja, e cila sot konfirmoi 34 vdekje të tjera, dhe rajoni Bask, që ka regjistruar dhjetë viktima.

Ndërkaq, sipas testeve PCR, në Spanjë janë regjistruar 219 raste në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani është rritur në 240.326.

Gjendja e jashtëzakonshme që mbizotëron në Spanjë nga 14 marsi, sot pritet të zgjatet deri më 21 qershor përmes një propozimi të qeverisë që sonte pritet të miratohet në parlament.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın