Sllovenia sot shënon Ditën e Pavarësisë dhe Unitetit
24 vjet më parë në këtë ditë Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Sllovenisë ka publikuar rezultatet e referendumit për shkëputje nga Jugosllavia, prandaj 26 dhjetori në Slloveni festohet si festë shtetërore.

SARAJEVË (AA) - Në Republikën e Sllovenisë sot po shënohet Dita e Pavarësisë dhe Unitetit (Dan samostojnosti in enotnosti), raporton Anadolu Agency (AA).
Festimi qendror dhe seanca solemne e Kuvendit Kombëtar janë mbajtur të martën, ndërsa festime do të zhvillohet edhe sot në të gjithë vendin. 24 vjet më parë në këtë ditë Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Sllovenisë ka publikuar rezultatet e referendumit për shkëputje nga Jugosllavia, prandaj 26 dhjetori në Slloveni festohet si festë shtetërore.
Referendumi për pavarësi është mbajtur më 23 dhjetor 1990, vetëm tri ditë pas kësaj janë shpallur rezultatet e tij. Pyetja e referendumit ishte: A duhet të bëhet Republika e Sllovenisë shtet autonom dhe i pavarur? (Ali naj Republika Slovenija postane samostojna in neodvisna država?)
Pavarësia është votuar me shumicë absolute. Prej 1.457.020 votuesve 88,5 përqind prej tyre votuan për pavarësi, katër përqind kanë qenë kundër, 0,9 përqind kanë qenë vota të pavlefshme, 0,1 për qind fleta janë kthyer, ndërsa 6,5 për qind nuk kanë votuar.
Sllovenia më 25 qershor 1991, shpalli pavarësinë dhe shpejt u bë një shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Suksesi i referendumit në Slloveni citohet si fillimi zyrtar i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.