Bota, Koronavirusi

Shkon në mbi 75 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

Gjithsej 75.013.332 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Nuri Aydın  | 18.12.2020 - Përdıtësım : 18.12.2020
Shkon në mbi 75 milionë numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 75 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 75.013.332 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17.486.984 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 9.977.760 raste, Brazili me 7.053.486, Rusia 2.762.668, Franca 2.427.316, Turqia 1.955.680, Britania 1.948.660, Italia 1.906.377, Spanja 1.805.633, Argjentina 1.517.046, Kolumbia 1.456.599, Gjermania 1.429.040, Meksika 1.277.499, Polonia 1.171.854 dhe Irani me 1.138.530 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,66 milionë njerëz, kurse mbi 52,6 milionë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın