Bota, Koronavirusi

Shkon në mbi 42 milionë numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Gjithsej 42.003.060 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Emre Aytekin   | 23.10.2020
Shkon në mbi 42 milionë numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 42 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 42.003.060 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 8.661.651 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (7.761.312), Brazili (5.332.634), Rusia (1.463.306), Spanja (1.090.521), Argjentina (1.053.626), Franca (999.043) ), Kolumbia (990.270), Peruja (879.876), Meksika (874.171) dhe Britania (810.467).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 355.528.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,14 milionë njerëz, kurse mbi 31,1 milionë janë shëruar. Aktualisht, në mbarë botën ka rreth 9,6 milionë raste aktive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın