
GAZZE (AA) - Në Gaza sot u shënua përvjetori i dhjetë nga vdekja e ish-presidentit palestinez, Jaser Arafat, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia u mbajt në Universitetin e Az'harit, ku morën pjesë një numër i madh i palestinezëve të cilët kujtojnë ish-udhëheqësin Arafat, ndërkohë në duar mbanin posterat e tij.
Një palestinez me emrin Ebu Zejd Hedil tha se me takimin e sotëm në përvjetorin e vdekjes së Jaser Arafatit duam ti dërgojmë mesazh botës se populli palestinez nuk e harron një emër që paraqet simbol të guximit dhe heroizmit.
"Ne do të ndjekim Arafatin deri në çlirimin e plotë të Palestinës," tha Abu Zaid.
Palestinezët nga 5 nëntori e këtej, me ngjarje të ndryshme përkujtojnë ish-liderin palestinez.
Yasser Arafat, ish presidenti Palestinez dhe udhëheqës i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), vdiq më 11 nëntorë 2004, në spitalin ushtarak Percy në Parais.
@aa_albanian
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.