Bota

Shefja e Komisionit të BE-së kërkon nga Irani të zgjedhë diplomacinë mes tensioneve në rritje

“Tani është momenti që Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike të besueshme. Tryeza e negociatave është vendi i vetëm për t'i dhënë fund kësaj krize”, tha von der Leyen

Melike Pala  | 22.06.2025 - Përdıtësım : 22.06.2025
Shefja e Komisionit të BE-së kërkon nga Irani të zgjedhë diplomacinë mes tensioneve në rritje

Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje Iranit të ndjekë një “zgjidhje diplomatike të besueshme” pas sulmeve të fundit të SHBA-së në vend, transmeton Anadolu.

“Tani është momenti që Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike të besueshme. Tryeza e negociatave është vendi i vetëm për t'i dhënë fund kësaj krize”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Ajo theksoi se “Irani nuk duhet ta sigurojë kurrë bombën” dhe tha se stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të jetë një përparësi mes tensioneve në rritje.

“Me tensionet në Lindjen e Mesme në një kulm të ri, stabiliteti duhet të jetë përparësi. Dhe respekti për ligjin ndërkombëtar është kritik”, shtoi ajo.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në mëngjes herët tha se forcat amerikane bombarduan tre lokacione bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Sulmi amerikan vjen pas sulmeve ushtarake izraelite të mbështetura nga SHBA-ja ndaj Iranit që nga 13 qershori, që çuan në sulme hakmarrëse nga Teherani.

Që atëherë, autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane me raketa, ndërkohë sipas autoriteteve iraniane, të paktën 430 persona janë vrarë dhe më shumë se 3.500 të tjerë plagosur në sulmet izraelite në Iran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.