Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 780 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 48,56 milionë, me 120.173 raste të reja

Esin Eşkinat Sayılgan  | 01.12.2021 - Përdıtësım : 02.12.2021
SHBA, shkon në mbi 780 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 780.241, prej të cilëve 1.588 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 48,56 milionë, me 120.173 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,08 milionë raste të konfirmuara dhe 74.473 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 233,3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 197,1 milionë dozën e dytë dhe mbi 41,1 milionë kanë marrë tri doza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın