Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 563 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në 31.347.697, me 78.173 raste të regjistruara në 24 orët e fundit

Mücahit Oktay  | 14.04.2021 - Përdıtësım : 15.04.2021
SHBA, shkon në mbi 563 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 563.475, prej të cilëve 865 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 31.347.697, me 78.173 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,70 milionë raste të konfirmuara dhe 60.547 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 122 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 75 milionë dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın