Bota, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 394 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 244.929, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.624.087

Mücahit Oktay  | 14.01.2021 - Përdıtësım : 15.01.2021
SHBA, shkon në mbi 394 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 394.035, prej të cilëve 4.170 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 244.929, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 23.624.087.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,97 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 277,4 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,84 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 40.184 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,51 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,25 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın