Bota, Koronavirusi

SHBA, shkon në mbi 234 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave

Mücahit Oktay  | 30.10.2020 - Përdıtësım : 30.10.2020
SHBA, shkon në mbi 234 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 234.225, prej të cilëve 1.068 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 94.731, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.217.960.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,98 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 141 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 942.486 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.643 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,49 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın