Bota, Koronavirusi

SHBA, rritet në 2.191 numri i të vdekurve nga COVID-19

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve me virusin në SHBA është rritur për 19.826, duke arritur në 124.686

Safvan Allahverdi   | 29.03.2020
SHBA, rritet në 2.191 numri i të vdekurve nga COVID-19

Washington

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka shkuar në 2.191, pasi 480 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve me virusin në SHBA është rritur për 19.826, duke arritur në 124.686.

SHBA mbetet vendi me më së shumti raste në botë.

Dyfishimi i bilancit të viktimave brenda dy ditëve ka shkaktuar shqetësime në SHBA, ku 1.000 vdekjet e para ndodhën brenda një muaji, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se gjendja mund të përkeqësohet tutje.

Në listën e rasteve me COVID-19, SHBA ndiqet nga Italia me 92.472 raste dhe Kina me 82.120.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.

Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut dje u rrit nga 46.094 në 53.520, ndërsa 30.765 prej tyre janë në qytetin e New Yorkut.

Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 11.124 raste.

Shteti i New Yorkut njëkohësisht mban numrin më të madh të viktimave, me gjithsej 834 të vdekur nga COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın