Bota, Koronavirusi

SHBA, rritet në 169.161 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 51.628, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.361.250

Mücahit Oktay   | 13.08.2020
SHBA, rritet në 169.161 numri i të vdekurve nga COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 169.161, prej të cilëve 1.372 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 51.628, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.361.250.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,81 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 67,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 594.808 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.170.474 raste dhe India me 2.427.066.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın