Bota, Koronavirusi

SHBA, regjistrohet rekord prej 62 mijë rastesh të reja me COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 62.010, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.160.321

Islam Doğru  | 09.07.2020 - Përdıtësım : 10.07.2020
SHBA, regjistrohet rekord prej 62 mijë rastesh të reja me COVID-19

New York

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 134.924, prej të cilëve 906 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 62.010, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.160.321.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 1.393.000 të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 39,5 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 424.263 raste të konfirmuara dhe 32.311 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.719.660 raste, India me 771.866 raste dhe Rusia me 707.301.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın