Bota, Koronavirusi

SHBA, pothuajse 523 mijë të vdekur nga COVID-19

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave nga COVID-19

Dildar Baykan  | 06.03.2021 - Përdıtësım : 07.03.2021
SHBA, pothuajse 523 mijë të vdekur nga COVID-19

Washington

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 522.872, prej të cilëve 2.585 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.895.694, me 67.382 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,59 milionë raste të konfirmuara dhe 53.834 të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 78,6 milionë persona.

Sipas të dhënave të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA më shumë se 55,54 milion njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se 28,7 milionë kanë pranuar edhe dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın