SHBA miraton dozën e tretë të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se ka miratuar dozën e tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech për personat mbi 65-vjeç, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që punojnë në punë të rrezikshme
New York
Në SHBA është miratuar doza e tretë e vaksinës që Pfizer dhe BioNTech kanë zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se ka miratuar dozën e tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech për personat mbi 65-vjeç, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që punojnë në punë të rrezikshme.
Në njoftim rekomandohet që doza e tretë të kryhet 6 muaj pas dozës së dytë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden muajin e kaluar deklaroi se kanë planifikuar kryerjen e dozës së tretë për të gjithë personat mbi 16 vjeç nëse japin miratim FDA dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Pritet që këtë javë CDC të japë vendimin e saj lidhur me dozën e tretë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.