Bota, Koronavirusi

SHBA blen pajisje mjekësore nga Rusia për shkak të COVID-19

"Është koha për të punuar së bashku për të mposhtur një armik të përbashkët që kërcënon jetën tonë", tha Ortagus duke shtuar se SHBA po zhvillon luftë globale kundër COVID-19

Safvan Allahverdi   | 02.04.2020
SHBA blen pajisje mjekësore nga Rusia për shkak të COVID-19

Washington

Zëdhënësja e Departametit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, njoftoi se SHBA ka blerë pajisje mjekësore nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Ortagus, lidhur me çështjen bëri të ditur se kjo marrëveshje është arritur në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

"Pas një telefonate më 30 mars mes presidentëve Trump dhe Putin, SHBA bleu një avion me pajisje mjekësore i cili mbërriti në New York më 1 prill me pajisje për frymëmarrjen dhe për mbrojtje individuale. Që të dyja vendet në kohët e krizave më parë kanë siguruar ndihma humanitare për njëra-tjetrën dhe do të sigurojnë edhe në të ardhmen. Është koha për të punuar së bashku për të mposhtur një armik të përbashkët që kërcënon jetën tonë", tha Ortagus duke shtuar se SHBA po zhvillon luftë globale kundër COVID-19.

Sipas informacioneve nga burimet lokale, mësohet se avioni ushtarak "AN-124" me pajisje mjekësore i cili u dërgua SHBA-së nga Rusia për luftën kundër COVID-19 ka arritur në aeroportin ndërkombëtar JFK të New Yorkut.

Në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se avioni me pajisje mjekësore dhe maska u nis drejt SHBA-së nga aeroporti ushtarak "Chkalovsky" në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë më parë tha se "Për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në SHBA, Rusia propozoi ndihmë me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse. (Donald) Trump e pranoi këtë me mirënjohje".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın