Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

SHBA, afrikano dhe latino-amerikanët u vaksinuan në shkallë më të ulët sesa të bardhët

Vaksinimi kundër COVID-19 është dy herë më i lartë te amerikanët e bardhë, sipas një analize të CNN

Servet Günerigök  | 27.01.2021 - Përdıtësım : 27.01.2021
SHBA, afrikano dhe latino-amerikanët u vaksinuan në shkallë më të ulët sesa të bardhët

Washington DC

Sipas një analize të CNN, amerikanët me ngjyrë dhe latino-amerikanët po vaksinohen në shkallë më të ulët kundër koronavirusit (COVID-19) sesa amerikanët e bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Analiza, e cila përfshin të dhëna nga 14 shtete, zbulon se vaksinimet janë dy herë më të larta në mesin e amerikanëve të bardhë krahasuar me afro-amerikanët dhe latino-amerikanët.

Ndërsa më shumë se 4 për qind e popullsisë së bardhë janë vaksinuar, sipas analizës, vetëm 1.9 për qind e afro-amerikanëve dhe 1.8 për qind e latino-amerikanëve janë vaksinuar.

Më herët gjatë ditës, presidenti Joe Biden tha se amerikanët me ngjyrë dhe latino-amerikanët po vdesin gati tre herë më shumë nga COVID-19 sesa amerikanët e bardhë.

"Nuk është faji i amerikanëve të bardhë, por është thjesht një fakt. Ndërsa amerikanët tani e dinë këtë, veçanërisht amerikanët e rinj", tha Biden në një konferencë për media.

Që nga mesi i dhjetorit, SHBA ka shpërndarë gati 44.4 milionë doza të vaksinës ndërsa 23.5 milionë doza janë dhënë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Që nga e marta, SHBA ka raportuar më shumë se 425 mijë vdekje të lidhura me virusin dhe mbi 25.4 milionë raste që nga shkurti i kaluar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.