Bota, Koronavirusi

Rusia i dërgon SHBA-së pajisje mjekësore në luftën kundër Covid-19

"Për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në SHBA, Rusia propozoi ndihmë me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse. Trump e pranoi këtë me mirënjohje", tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov

Dmitri Chirciu  | 01.04.2020 - Përdıtësım : 01.04.2020
Rusia i dërgon SHBA-së pajisje mjekësore në luftën kundër Covid-19

Moskë

Rusia i dërgon SHBA-së pajisje mjekësore në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se një avion me pajisje mjekësore dhe maska u nis drejt SHBA-së nga aeroporti ushtarak "Chkalovsky" në Moskë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dje deklaroi se "Për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në SHBA, Rusia propozoi ndihmë me pajisje mjekësore dhe mbrojtëse. Trump e pranoi këtë me mirënjohje".

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike më 30 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın