Rusia heq kufizimet e vendosura nga koronavirusi për kufijtë tokësorë
Vendimi hyn në fuqi më 15 korrik, ndërsa i njëjti u ndërmor pas përmirësimit të gjendjes me koronavirusin

Moskë
Rusia do të heqë kufizimet për kalimin e kufirit tokësor nga 15 korriku, i cili u vendos në vitin 2020 pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Vendimin e njoftoi task-forca e urgjencës e ngritur për t'u përballur me pandeminë e koronavirusit, ndërsa i njëjti u mor për shkak të përmirësimit së gjendjes me COVID-19.
"Si rezultat i diskutimit të qendrës së krizës, u mor vendim për heqjen e kufizimeve të përkohshme për kalimin e kufirit shtetëror të Federatës Ruse duke filluar nga 15 korriku 2022", thuhet në deklaratë.
Më 14 qershor, Rusia hoqi kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj që mbërrinin nga deti apo përmes fluturimeve.
Sipas Universitetit amerikan John Hopkins, që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 6,33 milionë njerëzve në 192 vende dhe rajone, me pothuajse 550 milionë raste të raportuara në mbarë botën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.