Rusi, shkon në 1.4 milionë numri i rasteve me COVID-19
Numri i rasteve me koronavirus ka arritur në 1.399.334 ndërsa bilanci i viktimave në 24.187

Moskë
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.399.334 ndërsa bilanci i viktimave në 24.187, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 15.099 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.399.334 ndërsa me 185 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.187.
Numri i të shëruarve ka arritur në 1.070.576 me 5.377 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi prej 3 ditësh vazhon të jetë 1.1 për qind ndërkohë që tek 26.5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Numri i të vdekurve në Moskë afrohet në rreth 6 mijë
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 4.610 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 362.253 ndërsa me 52 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 5.958.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 544 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 53.8 milionë.
Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Më 16 tetor në vend u regjistrua rekord me shënimin e 15.150 rasteve ditore.
Në Rusi më 1 shtator filloi viti i ri shkollor ndërsa brenda shkollave nuk u vendos detyrimi për përdorimin e maskave dhe distancimit fizik.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.