Bota, Koronavirusi

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Marok, Liban dhe Palestinë

Numri i të vdekurve në Marok ka shkuar në 105 pas tetë vdekjeve tjera gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 57 rastet e reja kanë rritur numrin e përgjithshëm në 1.431

Ali H. M. Abo Rezeg   | 10.04.2020
Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Marok, Liban dhe Palestinë

Ankara

Maroku, Libani dhe Palestina konfirmuan sot vdekje dhe raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të vdekurve në Marok ka shkuar në 105 pas tetë vdekjeve tjera gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 57 rastet e reja kanë rritur numrin e përgjithshëm në 1.431, tha Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Ministria tha se numri i të shëruarve ka arritur në 114 pasi gjashtë pacientë të tjerë u liruan nga spitalet.

Ministria e Shëndetësisë në Liban konfirmoi një vdekje gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve në 20.

Rastet e përgjithshme kanë shkuar në 609, pasi 27 persona të tjerë dolën pozitivë ndaj COVID-19.

Ministria tha se 28 nga pacientët e përgjithshëm janë në gjendje kritike ndërsa 67 janë shëruar.

Në Palestinë, Ministria e Shëndetësisë raportoi një tjetër vdekje nga COVID-19 duke rritur numrin e vdekjeve në territoret e okupuara në dy.

Ata shtuan se tre raste reja, përfshirë një fëmijë 7-vjeç, ngritën numrin e përgjithshëm të rasteve në 266.

Zëdhënësi i qeverisë, Ibrahim Milhim tha se pacientët janë nga qytetet e Bethlehemit dhe Al-Khalil (Hebron) të Bregut Perëndimor.

Në një njoftim, Ministria tha se 13 nga rastet e përgjithshme janë në Rripin e Gazës dhe të tjetër në Bregun Perëndimor.

Më tej thuhet se 45 pacientë janë shëruar deri më tani, përfshirë nëntë në Rripin e Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın