Bota, Koronavirusi

Rreth 12 mijë ushtarë izraelitë në karantinë për shkak të COVID-19

Infeksionet midis ushtarëve izraelitë janë rritur ndjeshëm që nga filliimi i qershori, pasi Izraeli u godit nga një valë e dytë e shpërthimit të koronavirusit

Ekip   | 13.07.2020
Rreth 12 mijë ushtarë izraelitë në karantinë për shkak të COVID-19

Ankara

Rreth 12 mijë ushtarë izraelitë janë në karantinë për shkak të dyshimit të infeksionit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite njoftoi se 568 ushtarë janë konfirmuar se kanë kontraktuar koronavirusin.

Infeksionet midis ushtarëve izraelitë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i qershorit, pasi Izraeli u godit nga një valë e dytë e shpërthimit të koronavirusit.

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 38.670, përfshirë 362 vdekje.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi në mbarë botën ka vrarë pothuajse 570 mijë njerëz.

Sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura nga pandemia COVID-19.

Të dhënat tregojnë se deri më tani mbi 7.1 milionë persona në mbarë botën, respektivisht më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar me koronavirus janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın