Bota, Koronavirusi

Rastet me COVID-19 në Spanjë tejkalojnë shifrën 1 milion

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës raportoi 16.973 raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 1.005.295

Ekip  | 21.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Rastet me COVID-19 në Spanjë tejkalojnë shifrën 1 milion

Madrid

Spanja u bë vendi i parë i Evropës Perëndimore që kaloi shifrën prej një milion rastesh të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës raportoi 16.973 raste të reja me COVID-19, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 1.005.295.

Vendi regjistroi 156 viktima të reja për shkak të virusit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 34.366.

Spanja është i vetmi vend evropian krahas Rusisë që ka tejkaluar shifrën prej një milion rasteve të konfirmuara, megjithëse edhe Franca është në prag të kalimit të kësaj shifre.

Popullsia e Francës është rreth 20 milionë më e madhe se ajo e Spanjës, ndërsa ajo e Rusisë trefish.

Spanja aktualisht po përjeton nivelin më të lartë të shtrimeve në spital që nga mbarimi i valës së parë, me gati 13.700 pacientë aktivë që zënë 11,5 për qind të të gjithë shtretërve spitalorë të vendit dhe 21,5 për qind të njësive të kujdesit intensiv.

Për të frenuar rritjen e rasteve, rajonet e Spanjës kanë filluar të marrin masa më të ashpra.

Sot, qeveria në La Rioja njoftoi se askush nuk do të lejohet të largohet ose të hyjë në rajon pa justifikim nga e premtja. Rajoni gjithashtu do të mbyllë shumicën e bizneseve dhe aktiviteteve nga ora 21:00.

Ndërkohë, qeveria e Aragonës tha që nga e enjtja, tre qytetet saj, Zaragoza, Huesca dhe Teruel, do t’i ndalojnë gjithashtu të gjitha lëvizjet e panevojshme.

Sapo të hyjnë në fuqi këto masa, rreth 7,6 milionë spanjollë do të mbyllen në qytetet ose rajonet e tyre specifike, megjithëse kufizimet në kryeqytetin Madrid do të hiqen të premten në mbrëmje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın