Bota, Koronavirusi

Raport: Pandemia COVID-19 ndikoi negativisht në vendet arabe

Pandemia ngadalësoi prodhimin ekonomik dhe lëvizshmërinë në nivel global dhe zvogëloi kërkesën për naftë dhe derivate të naftës

Zehra Nur Düz  | 24.02.2021 - Përdıtësım : 25.02.2021
Raport: Pandemia COVID-19 ndikoi negativisht në vendet arabe

Ankara

Pandemia e koronavirusit (COVID-19) ka ndikuar negativisht në strukturat ekonomike dhe sociale të vendeve arabe, tregoi një raport nga një think-tank turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa pandemia ngadalësoi prodhimin ekonomik dhe lëvizshmërinë në nivel global, ajo zvogëloi kërkesën për naftë dhe derivate të naftës, tha Qendra për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM) në Ankara në studimin e titulluar "Efektet socioekonomike të pandemisë COVID-19 në botën arabe".

Rënia e të hyrave nga nafta ka çuar në një ulje të të ardhurave të vendeve prodhuese të naftës të Gjirit dhe kombeve të tjera arabe, duke përfshirë Irakun, Algjerinë, Sudanin dhe Libinë.

Situata gjithashtu ka ndikuar në proceset e zhvillimit në disa vende të Lindjes së Mesme qytetarët e të cilëve punojnë si punëtorë të migruar në vendet e pasura me naftë, duke shkaktuar ulje të remitancave nga emigrantët.

Duke nënvizuar se turizmi përbën burim të rëndësishëm të të ardhurave për vendet e Gjirit dhe Afrikës Veriore, raporti tha se kishte një rënie të ndjeshme në të ardhurat e këmbimit valutor pasi pandemia ndikoi negativisht në sektorin e turizmit.

Pandemia ka shkaktuar efekte më shkatërruese në vendet arabe të cilat tashmë përballeshin me vështirësi ekonomike shumë përpara shpërthimit të koronavirusit, kurse disa kishin probleme edhe në ofrimin e shërbimeve themelore për qytetarët e tyre.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın