Putin në izolim për shkak të rasteve me koronavirus në rrethin e tij
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se presidenti rus ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit

Moskë
Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë në izolim në ditët në vijim, pasi raste të infektimit me koronavirus (COVID-19) u regjistruan në rrethin e tij të brendshëm, njoftoi Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të hënën, presidenti rus ishte i pranishëm në disa ngjarje publike. Ai u takua me paralimpistët rusë, mori pjesë në stërvitjet ushtarake në koordinim me Bjellorusinë dhe u takua me kreun e regjimit sirian Bashar Al-Assad.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se presidenti rus ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit.
Në prill, Putin u vaksinua plotësisht me vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.