Bota, Koronavirusi

Punonjësit e NASA-s do të punojnë nga shtëpia për shkak të Covid-19

"Të gjithë punonjësit dhe kontraktorët do të transferohen në telepunë të detyrueshme deri në njoftimin e mëtejshëm", tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në një deklaratë

Vakkas Doğantekin  | 19.03.2020 - Përdıtësım : 23.03.2020
Punonjësit e NASA-s do të punojnë nga shtëpia për shkak të Covid-19

Ankara

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) të mërkurën u kërkoi punonjësve të saj që të punojnë nga shtëpia pasi dy punonjës rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Udhëheqësia e NASA-s ka vendosur të ngre të gjitha qendrat dhe objektet në Fazën 3 të Kornizës së Reagimit të NASA-s. Të gjithë punonjësit dhe kontraktorët do të transferohen në telepunë të detyrueshme deri në njoftimin e mëtejshëm", tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine në një deklaratë.

Ky vendim i pritshëm erdhi menjëherë pasi Qendra Kërkimore Ames në Kaliforni dhe Marshall Space Flight Center në Alabama u caktuan si Faza 3 kur dy punonjës në objektet e përmendura rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

Faza e fundit e Kornizës së Përgjigjes së NASA-s është Faza 4. Një strukturë në Fazën 4 do të mbyllet me disa raste të jashtëzakonshme dhe të gjitha udhëtimet do të pezullohen.

Në SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri është ngjitur në 150, me gjithsej 9.400 raste të konfirmuara, tha Universiteti "Johns Hopkins" në Maryland.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.