Presidenti i Këshilli të BE-së bën thirrje për përmbajtje pas sulmeve të SHBA-së në Iran
“U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore”, tha Costo

Bruksel
Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, u ka bërë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar pas sulmeve të fundit ajrore të SHBA-së në lokacionet bërthamore iraniane, transmeton Anadolu.
“U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore”, shkroi Costo në platformën sociale X.
Ai tha se është “thellësisht i alarmuar nga lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme” dhe theksoi se diplomacia mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe siguri në rajon.
“Shumë civile do të jenë përsëri viktima të një përshkallëzimi të mëtejshëm. BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me palët dhe partnerët tanë për të gjetur një zgjidhje paqësore në tryezën e negociatave”, shtoi ai.
Sot herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se forcat amerikane bombarduan tre lokacione bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan.
Pas sulmeve amerikane, Irani i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajë një takim urgjent për të dënuar agresionin e SHBA-së dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjin ndërkombëtar.
Armiqësitë shpërthyen më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke e çuar Teheranin të nisë sulme hakmarrëse.
Që atëherë, autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane me raketa, ndërkohë sipas autoriteteve iraniane, të paktën 430 persona janë vrarë dhe më shumë se 3.500 të tjerë plagosur në sulmet izraelite në Iran.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.