Presidenti Erdoğan takon kryeministrin britanik Starmer në Egjipt
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Britanisë së Madhe si dhe çështjet rajonale dhe globale

Stamboll
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i cili ndodhet në Egjipt për Samitin e paqes në Sharm el-Sheikh, priti në një takim kryeministrin britanik Keir Starmer, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Drejtoria Presidenciale e Komunikimit thuhet se gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Britanisë së Madhe si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Erdoğan tha se po punojnë për të zhvilluar bashkëpunimin midis Turqisë dhe Britanisë në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.
Ai theksoi se Turqia po bën përpjekje intensive për t'i dhënë fund sulmeve në Rripin e Gazës dhe për të arritur një armëpushim. Presidenti turk tha se përpjekjet për ta bërë armëpushimin të përhershëm dhe për t'i hapur rrugën paqes do të vazhdojnë duke u rritur.
"Ndihma humanitare duhet të arrijë në Gaza pa ndërprerje dhe se rindërtimi i Gazës duhet të fillojë menjëherë", tha presidenti Erdoğan i cili shtoi se paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje me dy shtete dhe se përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në këtë drejtim janë të rëndësishme.