Presidenti Erdoğan mbërrin në Katar për një vizitë zyrtare dyditore
Në takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Türkiye-Katar, si dhe do të trajtohen mjetet e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme

Ankara
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në kryeqytetin Doha të Katarit për një vizitë zyrtare dyditore, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u prit në aeroportin ndërkombëtar Hamad nga zv/kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Katarit, Khalid bin Mohammed Al Attiyah, ambasadori turk në Doha, Mustafa Göksu dhe zyrtarë të tjerë.
Gjatë vizitës, presidenti Erdoğan dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, do të bashkë-kryesojnë takimin e nëntë të Komitetit Suprem Strategjik Türkiye-Katar.
Në takim do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Türkiye-Katar, si dhe do të trajtohen mjetet e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Dy liderët pritet të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë sulmet izraelite në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze.
Presidenti turk gjithashtu gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në Samitin e 44-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.
Pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.