Presidenti Erdoğan mbërrin në Egjipt për Samitin e paqes për armëpushimin në Gaza
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të marrë pjesë në Samitin e paqes

Sharm el-Sheikh
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të marrë pjesë në Samitin e paqes, raporton Anadolu.
Avioni i presidentit Erdoğan priti mbi pistën në aeroportin ndërkombëtar të qytetit Sharm el-Sheikh dhe pas pak pritjeje mbi Detin e Kuq, u ul në aeroport.
Erdoğan këtu u prit nga ministri egjiptian i Kulturës, Ahmed Fouad Hanno, ministri i Rinisë dhe Sporteve Ashraf Sobhy, ambasadori turk në Kajro Salih Mutlu Şen dhe stafi i ambasadës.
Gjithashtu në Sharm el-Sheikh bashkë me Erdoğanin mbërritën edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran dhe këshilltari kryesor i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç.
Presidenti turk i cili ndodhet këtu me ftesë të presidentit egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u nis me delegacionin e tij për në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave, ku do të mbahet "Samiti i Sharm el-Sheikh për Paqen" për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Gaza.
Është planifikuar që Erdoğan të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Sharm el-Sheikhut dhe të zhvillojë konsultime me udhëheqësit e vendeve pjesëmarrëse si pjesë e samitit.