Bota

Presidenti Erdoğan mbërrin në Azerbajxhan për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në qytetin Fuzuli të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Samitin e 17-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik

İrem Demir  | 04.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Presidenti Erdoğan mbërrin në Azerbajxhan për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik

Fuzuli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në qytetin Fuzuli të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Samitin e 17-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik, raporton Anadolu.

Erdoğan u prit në aeroportin e Fuzulit nga ministri i Shkencës dhe Arsimit të Azerbajxhanit, Emin Amrullayev, përfaqësuesi special i presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev për Agdam, Fuzuli dhe Khojavend, Emin Huseynov, ambasadori i Azerbajxhanit në Ankara Reşad Memmedov, ambasadori i Turqisë në Baku Birol Akgün dhe stafi i ambasadës.

Në Fuzuli kanë mbërritur edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, kryetari i Këshillit të Pleqve të Organizatës së Shteteve Turke (TDT) Binali Yıldırım, zëvendëskryetari i Partisë AK dhe shefi i Marrëdhënieve me shtetet turke Kürşad Zorlu, zëvendëskryetari i Partisë AK Halit Yerebakan, zëvendëskryetari i Partisë AK Sevilay Tuncer dhe shefi i Komunikimit të Presidencës Fahrettin Altun dhe këshilltari kryesor për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç.

Presidenti Erdoğan dhe delegacioni i tij u nisën për në qytetin Khankendi ku do të mbahet Samiti i 17-të i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik.

Erdoğan si pjesë e vizitës pritet të mbajë një fjalim në sesionin e samitit që do të organizohet nga Azerbajxhani me temën "Vizioni i Ri i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik për një të Ardhme të Qëndrueshme dhe Rezistente ndaj Klimës" ndërsa do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e shteteve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.