Presidenti Erdoğan takon kryeministrin pakistanez Sharif
Erdoğan u takua me kryeministrin pakistanez Sharif në Qendrën e Kongreseve Khankendi të Azerbajxhanit

Khankendi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan mori pjesë në Samitin e 17-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik që u mbajt në qytetin Khankendi të Azerbajxhanit dhe po zhvillon kontakte të ndryshme.
Në kuadër të kësaj, Erdoğan u takua me kryeministrin pakistanez Sharif në Qendrën e Kongreseve Khankendi.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat.