Aldıjana Hadzıc,Emre Baştuğ
19 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
SARAJEVË (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me rastin e shënimit të 12 vjetorit të vdekjes së presidentit të parë të Presidencës së BeH-së, Alia Izetbegoviç, në rrjetin social Twitter publikoi një fotografi të përbashkët me Izetbegoviçin, duke cituar një porosi në gjuhën boshnjake dhe turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me rastin e 12 vjetorit të vdekjes, me respekt kujtoj presidentin e parë të Bosnjë e Hercegovinës dhe liderin e madh Alia Izetbegoviç”, shkroi në mesazhin e tij Erdoğan, në gjuhën turke dhe boshnjake.
Shumë delegacione dhe personalitete me rastin e 12 vjetorit të vdekjes së Alia Izetbegoviç, presidentit të parë të Presidencës së Republikës së Bosnje e Hercegovinës, vendosën sot lule në varrin e tij në varrezat e Qendrës memoriale Kovaçi në Sarajevë.