Ramazan Kaya
20 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
ELAZIG (AA) - Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë kanë gjetur dhe neutralizuar 250 kilogram lëndë shpërthyese të vendosur në kanalin e ujërave të zeza në rrugën në Elazig në lindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa zyrtarë konfirmuan se pjesëtarët e xhandarmërisë kanë zbuluar lëndën shpërthyese të cilën pjesëtarët e organizatës terroriste PKK e kanë vendosur në rrugë në vendin e quajtur Karakocan dhe kanë marrë masat e nevojshme.
Ekipet për demontimin dhe heqjen e lëndës shpërthyese erdhën në vendngjarje dhe neutralizuan kërcënimin me sukses, ndërsa para kësaj rruga ishte bllokuar përkohësisht ndaj trafikut.
Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim dhe kërkimin e terroristëve të cilët kanë vendosur lëndën shpërthyese.
Terroristët e PKK-së në dy muajt e fundit kanë kryer një seri sulmesh ndaj kolonave të forcave turke të sigurisë me aktivizimin e lëndëve të shpërthimit në rrugët në lindje dhe juglindje të vendit.